
Ndërkombëtare
Milot Rashica asiston në fitore të Besiktasit
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka qenë startues sot derisa Besiktas ka shënuar fitore në miqësoren e luajtur ndaj ekipit rumun, FCSB në Antalya, 2-1.
Rashica, ka qenë asistues i golit të dytë të skuadrës, kur gjeti bukur Jota Silvën që shënoi për fitoren e bardhezinjëve nga Stambolli të drejtuar nga Sergen Yalçin.
