Bora ngrin Bashkimin në “Sezai Surroi”

Në mënyrë aspak të mirë ka mbyllur Bashkimi ciklin e dytë të ndeshjeve të Superligës. Pas startit me 7-0 në Superligë, prizrenasit mbyllën ciklin e dytë me 2-5, për të shkuar në 9-5 pas 14 ndeshjeve, kjo pas disfatës ndaj Borës në “Sezai Surroi” sonte.

Fitorja e Borës së drejtuar nga Zoran Kascelan ka ardhur në 20 sekondëshin e fundit të ndedshjes, ku Bashkimi kishte hyrë me 83-81! Tyler Cheese me gjuajtje të lirë dhe një kërcim në sulm për treshen e Alex Hunterit dolën përpara për të fituar ndeshjen, 83-85.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Tyler Cheese ka qenë edhe më efikasi në ndeshje. Ai dha 24 pikë në fitoren e Borës, që ka bërë bilancin 6-8 aktualisht. Alex Hunter që shënoi treshen e fitores dha 19 pikë, ndërsa shutoi 5/9 për tre pikë. Pikë të njëjta dha edhe Shaquan Jules, duke shtuar edhe 6 kërcime në llogari.

Te Bashkimi Shannon Shorter shënoi 23 pikë, ndërsa Lejson Zeqiri 19. TJ Bickerstaff u ndalë në 8 pikë e 11 kërcime, ndërsa Isaiah Cousins kreu lojën me 15 pikë, 6 asistime e 5 kërcime.

Fitorja e bën Borën të frymojë lirshëm në mes të renditjes për së paku dy xhiro aktualisht me 6-8, derisa Bashkimi me 9-5 tani humb hapin me lideren Trepçën.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live