
Ylli shkëlqen ndaj Rahovecit, ngritet në renditje
Me Scott Bamforthin në ekip, Ylli është bërë skuadër tjetër, ndërsa Endrit Elshani pas Kupës ka shënuar edhe një fitore, 94-80, duke e mposhtur Rahovecin 029 në “13 qershori” për t’i kaluar në renditjen tabelare.
Edhe pse Bamforth sot nuk dha shumë pikë (4) ai bëri 5 asistime e 5 kërcime në fitoren e ekipit të tij, derisa qendra Brandon Huffman dominoi me 25 pikë e 10 kërcime në fitoren 94-80 të suharekasve ndaj vreshtarëve.
Me 21 pikë te Ylli luajti Trevon Allen, që regjistroi edhe 3 asitime e 6 kërcime, kurse Erjon Kastrati dha 13 e Lis Shoshi 11 pikë në fitore.
Isaiah Umipig e Kentrell Pullian nuk mjafuan te Rahoveci 029 sonte. Ekipi i Bujar Locit nuk arriti t’i bëj ballë Yllit, derisa Umipig kreu lojën me 24 pikë, Pullian me 15 kurse Jalen Johnson i dha 19 të tjera.
Me fitore, Ylli tashmë ka barazuar bilancin me Rahovecin 029 por falë koshdallimit ka dalë mbi ta në renditje, ku të dyja janë në bilanc 5-9.
