
11-shet potenciale të finales së Superkupës spanjolle
Sonte me fillim prej orës 20.00 në stadiumin “King Abdullah Sports City” të Arabisë Saudite, Barcelona dhe Real Madridi do të ndeshen në përballjen finale të Superkupës spanjolle, që shënon edhe trofeun e parë të vitit për ekipet e Spanjës.
Pasi që kaluan pengesat gjysmëfinale, dy rivalët e mëdhenjë do të përballen në një “El Clasico” të Superkupës për të qëruar hesapet në luftë drejt trofeut. Derisa të dyja skuadrat janë gati, mediat spanjolle nuk e kanë të sigurt ende paraqitjen e Kylian Mbappes në 11-shen startuese të madrilenëve, derisa 11-shet potenciale të skuadrave për finale parashihen të jenë kështu.
11-SHET POTENCIALE, BARCELONA – REAL MADRID
BARCELONA: Joan Garcia; Eric Garcia, Cubarsi, Balde, Kounde; De Jong, Fermin, Pedri; Yamal, Raphinha, Ferran.

REAL MADRID: Courtois; Asencio, Rudiger, Valverde, Carreras; Tchouameni, Camavinga, Bellingham; Rodrygo, Vinicius, Gonzalo (Mbappe).

