Ilir Krasniqi zyrtarisht lojtar i ri i Polissya Zhitomirit

Kontratë stabile dhe transfer i radhës në karrierë për qendërmbrojtësin e Kosovës, Ilir Krasniqi. Futbollisti 25 vjeçar që së fundi luante për ekipin Kolos Kovalivka në elitën ukrainase, tashmë ka ndërruar ambient, por ka mbetur në të njëjtën ligë.

Mbrojtësi 189 cm. i gjatë sot është zyrtarizuar te Polissya Zhitomir, ndërsa aty do të ketë në ekip edhe futbollistin e transferuar më herët, reprezentuesin tjetër të Kosovës, Lindon Emërllahu.

Polissya ka bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratë 3.5 vjeçare me Krasniqin, ndërsa Transfermarkt që e vlerëson rreth 1 milionë euro vlerën e kartonit të lojtarit në fjalë ka shkruar se transferi i lojtarit i ka kushtuar skuadrës 1.2 milionë euro.

Kujtojmë, Krasniqi në vitin 2020 ishte pjesë e Fushë Kosovës prej ku kaloi te KEK-u e pastaj Llapi, ndërsa në qershor të vitit 2024 mori për herë të parë rrugën për Ukrainë, ku tashmë ka arritur edhe transferin e dytë në karrierë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live