Liria zyrtarizon Edis Maliqin

Edhe një përforcim te Liria, që si duket po synon me plot seriozitet Superligën. Tani më bardhezinjtë nga Prizreni kanë zyrtarizuar nga Durrësi ku po qëndrojnë për fazën përgatitore edhe mbrojtësin verimaqedonas, Edis Maliqi.

Futbollisti 30 vjeçar që luan si krah i majtë dhe dikur ka qenë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë Veriore U-20 është zyrtarizuar nga klubi i Lirisë sot, përmes një videoje të botuar në llogaritë e rrjeteve sociale të klubit.

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Së fundi, Maliqi ka qenë pjesë e Malishevës në Superligë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Strugën dhe Dinamon e Tiranës. Ai te Liria vjen si lojtar i lirë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live