
Drita kupton nesër rivalin e playoffit në UECL
Drita, do të kuptojë nesër rivalin e playoffit për të tetën e finales së Ligës së Konferencës. Kampiones së Kosovës shorti do t’ia përcaktojë rivalin, që do të jetë Celje sllovene ose AZ Alkmaari holandez.
DATA & ORA E SHORTIT
Shorti hidhet të premten më 16 janar, me fillim prej orës 13.00. Drita përfundoi stinorin e rregullt në Ligë të Konferencës, ku debutoi këtë stinor, në pozitë të 20-të. Playoffi për të tetën e finales luhet më 19 shkurt (ndeshja e parë) ndërsa ajo e kthimit më 26 shkurt.
RIVALI I 1/8 SË FINALES
Përndryshe, Drita prej tani e di edhe kundërshtarin e radhës në rast se e kalon playoffin për të tetën e finales. Në të tetën e finales së Ligës së Konferencës ekipi i Zekirija Ramadanit do ta ketë përballë Sparta Pragën çeke ose AEK Athinën greke. Shorti për të tetën e finales mbahet më 27 shkurt, ndërsa më 12 mars luhet dueli i parë e një javë pas, ndeshja e kthimit.
