
Rahoveci 029 pranë emërimit të trajnerit, emër që punoi në Superligë këtë stinor
Cili do të merr drejtimin e vreshtarëve! Kanë parakaluar shumë trajnerë këtë stinor në Superligë, ndërsa Rahoveci 029 si ekip debutues që gati 2 stinorë punoi me Bujar Locin, me të cilin u nda sot, pritet të emërojë shpejt trajnerin e ri të ekipit.
Cili do të jetë trajneri i ri?
Ndër emrat e trajnerëve që po shqyrtohen është edhe një trajner i cili tashmë ka ndërruar dy skuadra në Superligë dhe atë vetëm këtë stinor. Fjala është për trajnerin kroat Jeronimo Sarin, me të cilin Rahoveci 029 mund të mirret vesh, mëson TopSporti.com nga burimet e tij, ndërsa tekniku kroat që nisi stinorin me Vëllaznimin dhe e vazhdoi me Yllin, shpejt mund të merr timonin e ekipit të vreshtarëve.
Detyra, shpëtimi i stinorit dhe playoffi?
Rahoveci 029 përndryshe është aktualisht në bilanc 5-10 pas 15 xhirove të para të stinorit dhe do të ketë punë për të mbijetuar, pasi që stinori në Superligë është i paparashikueshëm aktualisht, derisa secili ekip ka fuqi ta fitojë secilin! E aty është në lojë edhe playoffi!
