
Glasner në sy të mëdhenjëve!
Trajneri austriak i Crystal Palace-it, Olivier Glasner, ka bërë të ditur sot se edhe zyrtarisht nuk do ta vazhdojë kontratën me ekipin e tij aktual me të përfunduar stinori 2025/26 në Premier Ligë.
Glasner 51 vjeçar që drejtoi me sukses ekipin londinez në dy stinorët e fundit tashmë duket se është në sy të skudrave të mëdha, pasi që është dalluar me lojën e praktikuar në ekip dhe menaxhimin e ekipit, përkundër se skuadra me kohë humbi disa yje të mëdhenjë të ekipit si Eberechi Eze (tani Arsenal) dhe Michael Olise (tani Bayern).
Pos tjerash, ai dërgoi Crystal Palace-in në Ligë të Konferencës kurse fitoi edhe Kupën FA të Anglisë. Kupa e parë e rëndësishme e fituar nga ky klub londinez. Ndërsa sigurimi i garës së UEFA-së ka qenë gjithashtu për herë të parë për këtë klub.
Glasner me parë punonte te Eintracht Frankfurti me të cilët fitoi Ligën e Evropës dhe ua siguroi kalimin në Ligë të Kampionëve, ku arriti të kualifikohet edhe në pjesën pranverore duke dalë nga grupet.
Derisa Manchester United është ende i pavendosur për trajnerin e ri të cilin do ta emërojë me të përfunduar stinori, ndërsa Manchester City nuk do ta ketë më Pep Guardiolën, Glasner do të jetë ndër emrat më të përfolur te ekipet me nam, dhe atë jo vetëm në Angli.
