Goran Samardziev – trajner i ri i Rahovecit 029

Për herë të parë pas Bujar Locit një trajner i ri vjen te Rahoveci 029. Pas ndarjes me trajnerin që i solli në Superligë dhe i dha nismë të mbarë debutuesve aty, Rahoveci 029 ka marrë vendim që të ketë një trajner të huaj në ekipin e parë dhe ai është verimaqedonasi Goran Samardziev.

Trajneri 44 vjeçar Samardziev është nga Kavadarci i Maqedonisë Veriore ndërsa punën e trajnerit e ka filluar tashmë një dekadë. Së fundi, ai ka drejtuar ekipin e Rabotnickit ndërsa tani është vetëm përzgjedhës i kombëtares U-20 të Maqedonisë Veriore.

“Welcome Goran Samardziev
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin Goran Samardziev, i cili nga sot do t’i bashkohet klubit tonë.
I urojmë mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e ri me klubin tonë”. — shkroi Rahoveci 029 në njoftim.

Rahoveci 029 me trajnerin e ri pritet të debutojë këtë fundjavë kur ekipi është mysafir i Bashkimit në “Sezai Surroi”.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live