
FFK Superliga e Kosovës
Superkupa e Kosovës, përsëri në Turqi
Sikurse u bë “modë” vitet e fundit, skuadrat e Kosovës po zhvillojnë ndeshjen e finales së Superkupës në bregdetin e ngrohtë turk në janar. Kështu, edhe pse akoma nuk është bërë zyrtarisht e ditur nga FFK, në kalendarin e ndeshjeve miqësore të janarit që e publikoi Drita sot, shihet se më 25 janar do të zhvillojë duelin për Superkupë ndaj Prishtinës në Turqi.

Drita është kampione e Kosovës, ndërsa Prishtina fituese e Kupës së Kosovës. Në stinorin e kaluar Superkupa i takoi Ballkanit pa luajtur ndeshje, pasi që suharekasit kishin fituar edhe titullin edhe Kupën në Kosovë. Drita, Superkupën e fundit e ka fituar në vitin 2018, kurse Prishtina në 2023.
