
Scott Bamforth (Ylli) – MVP (16)
Prej se ka zbarkuar Scott Bamforth në Suharekë, në tre xhirot e fundit të Superligës, janë tre lojtarë të Yllit që janë shpallur MVP të xhiros nga FBK-ja.
Kësaj radhe, vetë Scott Bamforth pas paraqitjes së tij ndaj Pejës ku Ylli shënoi fitore me rezultat minimal. Ylli po vazhdon me fitore në Superligë, ndërkaq në duelin e xhiros së XVI Bamforth luajti me 27 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, për të kapur indeksin e efiçencës, 26.

Ardhja e ish reprezentuesit të Kosovës te Ylli ka bërë gjithashtu që skuadra të ngritet në renditje tabelare, ndërsa suharekasit kanë shënuar ngritje në tabelë, duke e mbyllur tani në pozitën e pestë Superligën pas XVI xhirosh.
Përndryshe, kjo është hera e parë që Bamforth merr çmimin e më të mirit të xhiros nga FBK, kurse në dy xhirot e fundit (XV, XVI) është në TOP-5’shen e më të mirëve të xhiros te TopSporti.com.
