Trepça eliminon Yllin, duke përmbysur rezultatin në “13 qershori”

Mbrojtësja aktuale e Kupës së Kosovës, Trepça, ka shënuar fitore me 12 pikë dallim ndaj Yllit në formë, në Suharekë, për të përmbysur avantazhin e suharekasve nga ndeshja e fituar në “Minatori” dhe për të siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Trepça ka treguar lojë të fortë, ndërsa u shtyen mjaft me vendasit për të ruajtur dallimin në pikë dhe për të kërkuar kualifikimin, derisa në fund siguruan fitoren e nevojshme, 76-88. Ndeshjen e parë Ylli e kishte fituar me 99-102 dhe kështu me rezultat më të mirë të përgjithshëm, mitroviacsit e drejtuar nga Adis Beciragic, shkojnë përpara.

Kampionët me pikë të shpërndara dhe lojë të fortë dallimin themelor që doli të jetë vendimtar e bënë në çerek të tretë të ndeshjes, 16-26, për të mos lënë rikthim të vendasve në periudhën e fundit të lojës.

Moustapha Amzil me 18 pikë ka qenë më efikasi te Trepça në fitore, ndërsa 17 pikë i dha Kenny Hasbrouck që shutoi thuajse perfekt për tre pikë, duke dhënë 5 nga 6 tentime. Ai bëri edhe 5 asistime në këtë fitore.

Akili Vining luajti me 15 pikë, 6 asistime e 7 kërcime në fitore, ndërsa 13 pikë i shënoi Drilon Hajrizi.

Te Ylli, te të cilët debutoi trajneri i ri i ekipit, spanjolli Paco Olmos më efikasi ishte Scott Bamforth. Ish reprezentuesi i Kosovës luajti pandërprerë 40 minuta, duke shutuar me saktësi 50% për tre pikë, 6/12. Qendra Brandon Huffman kreu lojën me double-double të mirë, 20 pikë e 14 kërcime, por pjesa tjetër e ekipit nuk u tregua e saktë në raste, për të bërë më shumë për skuadrën.

Kështu, Trepça siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës dhe është në rrugë për të mbrojtur trofeun, derisa Ylli tash e tutje do të ketë vetëm një synim – sa më lartë në renditje për të siguruar një vend më të mirë për playoff.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live