
Seri rekorde në penallti, Ballkani eliminoi Prishtinën!
Ballkani është çerekfinalisti i radhës në Kupë të Kosovës, pas një ndeshjeje që ishte dramatike dhe i dha shumë emocione atyre pak personave që ishin në “Fadil Vokrri” sonte.
Ndeshja përfundoi 2-2 në kohë të rregullt dhe u desht të shkohet në vazhdime. Pas dy herave nga 15 minuta, rezultati u bë 3-3. Prishtina – Ballkani 3-3 [Philippe Boueye 1′, Marko Ilievski 50′, Lorik Mehmeti 100′ — Ardian Limani 77’ag., Almir Kryeziu 88’pen., Ivica Batarelo 97′]. Fituesi u desh të përcaktohet pas penalltive.
Por, edhe këtu kishte dramë dhe atë të jashtëzakonshme. Seria normale përfundoi 3-3, pasi që nga dy penallti prej secilës skuadër u huqën. Vazhduan seritë një me një, ku pas portierëve, u desht të përsëriten lojtarët ashtu që krejt në fund Ballkani të bëj dallimin pas 15 penalltive të shutuara në total, për triumf 10-11!
Hap pas hapi, kështu shkoi seria e penalltive:
Prishtina 🟢🟢🔴🔴🟢 ex 🔴🟢🟢🟢🟢🟢🟢🔴🟢🔴
Ballkani 🔴🟢🟢🔴🟢 ex 🔴🟢🟢🟢🟢🟢🟢🔴🟢🟢
Shutuesit e penalltive:
