Lenë Osmani dhe Kreshnik Mahmuti me çmimet kryesore

Federata e Pingpongut e Kosovës organizoi ceremoninë solemne “Laureatët e Vitit 2025”, ku u vlerësuan sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet, institucionet dhe partnerët që shënuan vitin me paraqitje dhe kontribut të jashtëzakonshëm në pingpongun kosovar.

Seniorja më e mirë e vitit: Lenë Osmani
Seniori më i mirë i vitit: Kreshnik Mahmuti

Të dy u dalluan për paraqitjet dhe rezultatet e treguara gjatë vitit.

Sportistët më të mirë sipas kategorive (U9–U21)

U9 Femra: Zana Bllaca
U9 Meshkuj: Arijon Krasniqi
U11 Femra: Zana Bllaca
U11 Meshkuj: Denat Makolli
U13 Femra: Lira Hashani
U13 Meshkuj: Imran Duraku
U15 Femra: Zana Bllaca
U15 Meshkuj: Olti Behluli
U17 Femra: Taibe Ruli
U17 Meshkuj: Andis Qeku
U19 Femra: Lenë Osmani
U19 Meshkuj: Andis Qeku
U21 Femra: Lenë Osmani
U21 Meshkuj: Akil Mahmuti

Ekipet më të mira të vitit 2025:

U15 Meshkuj: KVPP Prizreni
Senior Femra: Prishtina F
Senior Meshkuj: Lidhja e Prizrenit

Klubet më të dalluara:

Femra: Prishtina F
Meshkuj: Lidhja e Prizrenit

Çmime për kontribut dhe profesionalizëm

Punëtori Sportiv i Vitit: Fitim Krasniqi
Gjyqtari i Vitit: Lulzim Bajraj
Trajneri i Vitit (Femra): Feat Osmani
Trajneri i Vitit (Meshkuj): Granit Gashi

Me mirënjohje të veçanta u nderuan individë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e pingpongut në Kosovë:

Bedri Hoti – për 50 vite kontribut me KPP Shpresa
Naim Azemi – për arritjen e titullit Blue Badge dhe promovim i Kosovës në arenën ndërkombëtare
PostMortum – Bashkim Vatovci – për mbështetje dhe kontribut ndër vite
Shpend Ahmeti – fotograf i dy eventeve të WTT në Kosovë
Edona Haxha – koordinatore e vullnetarëve në eventet WTT
Bernard Tahirbegolli – mjek sportiv për shumicën e klubeve të pingpongut.

Federata i ndau mirënjohje të veçanta institucioneve dhe drejtorive komunale të sportit, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj klubeve dhe organizimit të aktiviteteve gjatë vitit 2025.Mirënjohje të veçantë gjithashtu u ndanë për sponsorët dhe partnerët, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, që kontribuon në zhvillimin dhe promovimin e pingpongut në Kosovë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live