
Ndërkombëtare
Nazmi Gripshi në kampionatin rus
Mesfushori ofanziv i Shqipërisë, Nazmi Gripshi, i është bashkuar ekipit rus, Rubin Kazan. Klubi rus ka bërë të ditur se Gripshi 28 vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në verë të vitit 2029.
Gripshi kishte qëndruar katër stinorë te Ballkani duke shkruar histori me klubin suharekas, ndërsa prej aty kaloi në kampionatin azer, prej ku tani sipas Transfermarkt bën të ditur se për shumën e 390 mijë euro u bë pjesë e Rubinit.
Te Rubini luan edhe Mirlind Daku.
