
Dardan Kapiti (Trepça) – MVP i publikut nga finalja e Kupës
Qendra e Kosovës dhe e Trepçës, Dardan Kapiti, është përzgjedhur si lojtari më i mirë i finales së Kupës së Kosovës në basketboll nga publiku.
FBK ka bërë të ditur se Kapiti (25) ka qenë lojtari më i votuar në thirrjen e hapur në llogaritë e rrjeteve sociale të Federatës, ashtu që publiku të votojë për më të mirin e finales, ku Trepça mposhti thellë Bashkimin 91-72.
“Dardan Kapiti, MVP i publikut.
Ndjekësit në Rrjetet Sociale të FBK-së e kanë zgjedhur Dardan Kapitin e Trepçës si MVP të ndeshjes.
Kapiti ishte njëri më të dalluarit te mitrovicasit në fitimin e pestë radhazi të Kupës së Kosovës.” — shkroi FBK në njoftim.
Përndryshe Kapiti 205cm. i gjatë, në finale, sipas statistikave luajti 16 minuta, ndërsa shënoi 8 pikë, bëri 2 kërcime dhe 1 bllokadë. Ai shënoi një treshe për ekipin, ndërsa kontributi i tij është vlerësuar më së shumti nga ndjekësit e FBK-së.
