Drita siguron edhe një qendërmbrojtës!

Vetëm një ditë pas humbjes nga Celje në kuadër të playoffit për Ligë të Konferencës, Drita ka zyrtarizuar një qendërmbrojtës të ri në ekip. Fjala është për futbollistin Abdoul Karim Danté, që së fundi ka qenë pjesëe e ekipit lituanez, Panevezys.

Abdoul Karim Danté është 27 vjeç dhe 182cm. i gjatë, ndërkaq është nga shteti i Malit. Ai nga Transfermarkt vlerësohet në shumë prej 200 mijë eurove, ndërkaq te Drita ka ardhur si lojtar i lirë.

Në stinorin e fundit te Toplyga lituaneze me Panevezysin ai ka pasur 31 paraqitje në total ndërsa ka shënuar dy gola, në 2278 minuta lojë të luajtura përgjatë vitit.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë me futbollistin tonë më të ri, Abdoul Dante.
Dante luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Lituanisë, duke luajtur për një nga ekipet më të mira të kampionatit, FK Panevezys, ku dhe ka zhvilluar 30 ndeshje gjatë sezonit që përfundoi në dhjetor.
Abdoul Dante ka nënshkruar kontratë me ne deri në qershor 2027.” — ka bërë të ditur FC Drita.

Përndryshe, Drita do të luajë këtë fundjavë duelin ndaj Llapit në Superligë, para se të udhëtojë për Slloveni në mesjavën që vjen për ndeshjen e kthimit ndaj Celjes, ku do të kërkojë të vazhdojë historinë e futbollit kosovar me një mundësi kualifikimi, edhepse ndeshjen e parë e humbi 2-3 në shtëpi.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live