Përfundon aventura e Statovcit me Rilindjen 1974

I ardhur në xhiron e nëntë të stinorit 2024/25 te Rilindja 1974, pas një stinori të plotë dhe xhiros XXI të stinorit 2025/26, Faruk Statovci më nuk është trajner i ekipit pejan.

Njoftimin e ka zyrtarizuar sot klubi, ndërsa ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin në fjalë pas barazimit të arritur ndaj KEK-ut në shtëpi, 1-1.

“Klubi ynë ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin Faruk Statovci. Falënderojmë trajnerin Statovci për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit.
I urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij dhe në sfidat e ardhshme.” — shkroi njoftimi i KF Rilindja 1974.

Barazimi i sotëm për Rilindjen 1974 ka qenë i pari pas 5 humbjeve me radhë, ndërsa ekipi nuk ka shijuar fitore në pranverë, edhe pse janë luajtur vetëm tre xhiro. Aktualisht, Rilindja 1974 po qëndron në pozitën e 13-të të Ligës së Parë me 18 pikë të tubuar nga 21 xhiro. 16 pikë i ka 2 Korriku që është në zonë të playoutit për rënie nga liga.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live