
Xhiroja XXII, duelet e katërta – bilansi i deritashëm
Tashmë, kur po hyhet në ciklin e fundit të ndeshjeve të Superligës dhe lufta do të jetë e zjarrtë për të siguruar një pozitë sa më të mirë për playoff, por edhe lufta për playout ashtu që të mos bien direkt prej lige, skuadrat e elitës së basketbollit të Kosovës do të bëjnë çmos për fitore!
Transferet e fundit, u zyrtarizuan nga skuadrat në pardje dhe dje, kurse tani mbetet gjithçka të vendoset vetëm e vetëm në parket! E duelet e para të ciklit të fundit të ndeshjeve janë:
XHIRO XXII, Orari i ndeshjeve:
4 mars,
Peja – Trepça
Rahoveci – Bora
5 mars,
Bashkimi – Vëllaznimi
Prishtina – Ylli
Sipas FBK-së, të gjitha ndeshjet duhet të nisin në orën 19.30 të ditës përkatëse.
Në anën tjetër, TopSporti.com ka mbledhur të gjitha rezultatet e ndeshjeve ndërmjet skuadrave në tre ciklet e para dhe tani nëse skuadrat mbarojnë ligën me pikë të njëjta, atëherë në fuqi do të hyjnë duelet direkte dhe pas asaj edhe koshdallimi në këto duele.
Kështu, rezultatet ndërmjet ekipeve që do të ndeshen në xhiron XXII dhe koshdallimi këtë stinor ndërmjet tyre në duelet e ndërsjella është:
XHIRO XXII.
Peja – Trepca (1-2) [+47 TRE],
Rahoveci – Bora (1-2) [+16 BOR],
Prishtina – Ylli (1-2) [+18 YLL],
Bashkimi – Vëllaznimi (2-1) [+42 BAS].
