Ish trajneri i Pejës, me ekip të ri

Trajneri që nisi stinorin te Peja dhe u nda me ekipin pas rezultateve jo të mira gjatë e pas ciklit të dytë të ndeshjeve të Superligës, Greg Gibson, së fundi është prezantuar te ekipi finlandez, Oulu Basket.

Ai është emëruar në stafin e trajnerëve të ekipit, si ndihmës, ndërsa kryetrajneri i Oulus Aleksi Koskinen ka bërë të ditur se përvoja e Gibsonit do të jetë ndihmë e madhe për ekipin e tij. Gibson ka pasur përvojë edhe më parë në basketbollin finlandez, ndërsa ka katër kampionate të fituara atje.

“Kam qenë në kontakt me Aleksin gjatë javëve të kaluara, edhe gjatë ditëve të kaluara në Kosovë. Kur Jussi Eskola më ftoi dhe më kërkoi t’i bashkangjitem klubit, nuk hezitova për asnjë moment,” tha Gibson për faqen zyrtare të ekipit të tij të ri.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live