
Drita dominon për të mbetur në krye
Pas barazimit me Prishtinën në xhiron e kaluar, Drita i është khtyer fitores në Superligë, duke e kaluar lehtë Prishtinën e Re në Gjilan, në fitoren 3-0, që do të mund të ishte edhe më e thellë po të mos bënte disa intervenime të rëndësishme portieri mysafir, Florjan Smakiqi.

Epërsia e Dritës erdhi përmes Albert Dabiqajt ka gjysma e dytë e pjesës së parë të ndeshjes, kur u asistua me kokë nga Egzon Bejtullai, ndërsa pak para se të përfundojë 45-minutëshi i parë i ndeshjes ka qenë një asistim i Besnik Krasniqit të cilën maksimalisht e shfrytëzoi Liridon Balaj këmbëshpejtë për të shkuar në pushim pjesëlojësh, 2-0 në të mirë të ekipit të Zekirija Ramadanit.
Shiko: TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Në pjesë të dytë, Prishtina e Re nuk është se bëri shumë gjëra për të ndërruar rezultatin, edhe pse kishin një rast të mirë. Ndërsa Drita u tregua vrastare kah fundi i ndeshjes kur përforcimi i ardhur këtë dimër, Mike Arthur vulosi fitoren për vendasit dhe kampionen aktuale të Superligës, 3-0 [Albert Dabiqaj 35′, 45’+1, Mike Arthur 90’+2].

Fitorja bën Dritën lidere të ketë 42 pikë pas 23 ndeshjesh, ndërsa në rast të mosfitores së Ballkanit në duel ndaj Llapit këtë xhiro, atëherë distanca prej tri pikëve në krye ndaj ndjekësit të parë do të mbetet për gjilanasit.
Prishtina e Re në anën tjetër ka 22 pikë dhe është e parafundit në renditjen tabelare, me një pikë më shumë sesa Drenica e fundit dhe një më pak sesa Ferizaji i parafundit.
