
FBK Superliga
Superliga: 5-shja e javës (27)
Jemi një xhiro para fundit të sezonit të rregullt, ku ende plot gjëra kanë mbetur pa u përcaktuar, e vëmendjen kryesore e ka mbijetesa në Superligë.
Në xhiron e parafundit, fitore të rëndësishme në kryeqytet shënoi Vëllaznimi, për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë. Në takimet tjera, Ylli nën shkëlqimin e Scott Bamforthit shënoi fitore ndaj Borës, Trepça mposhti Rahovecin, e Bashkimi fitoi në udhëtim te Peja.
Në pesëshen e TopSportit për këtë xhiro bëjnë pjesë këta lojtarë: Scott Bamforth (Ylli), Jalen Riley (Bashkimi), Jericole Hellems (Vëllaznimi), Drilon Hajrizi (Trepça) dhe Cesare Edwards (Peja).

