
FBK Superliga
Prishtina në Play Off, Rahoveci shpëton, Vëllaznimi bie nga Superliga!
Si rrallëherë, sonte në xhiron e parafundit të Superligës në luftë për pozitën e fundit që dërgon në Play Off dhe njëkohësisht për mbetje në elitë ishin tri skuadra: Prishtina, Vëllaznimi e Rahoveci.
Në ndeshjet përkatëse, Vëllaznimi fitoi ndaj Pejës me rezultat 88-82, Prishtina u mposht nga Trepça në Mitrovicë me rezultat 113-80, kurse pas vazhdimeve në Suharekë, Rahoveci në mënyrë dramatike e mposhti Yllin me rezultat 83-89.
Kështu, rezultatet e arritura sonte bëjnë që Prishtina të shkojë në Play Off, Rahoveci përfundon i shtati dhe shpëton, kurse Vëllaznimi bie nga elita e basketbollit kosovar.
Sezoni i rregullt i Superligës do të mbyllet nesër mbrëma me ndeshjen mes Bashkimit dhe Borës, e pastaj fillon Play Off-i.
