
Refuzohet ankesa e gjakovarëve, KB Vëllaznimi bie në Ligë të Parë
Komisioni i Arbitrazhit të FBK-së ka refuzuar ankesën e paraqitur nga KB Vëllaznimi javën e kaluar në lidhje me rregulloren e renditjes në Superligë dhe rrjedhimisht KB Vëllaznimi edhe përfundimisht nuk do të jetë pjesë e Superligës sezonin e ardhshëm.
Mesjava e kaluar solli plot diskutime, pasi që në rregulloren e FBK-së kishte disa paqartësi në lidhje me renditjen përfundimtare të skuadrave në rast se 3 skuadra përfundojnë sezonin me pikë të barabarta, gjë që edhe ndodhi. Dhe ndonëse shpjegimi i FBK-së për situatën erdhi shumë vonë, në ditën e ndeshjeve, ai doli të ishte i saktë, gjithnjë sipas vendimit të Komisionit të Arbitrazhit.
Rrjedhimisht, tabela përfundimtare e Superligës nga dita e mërkurë mbetet në fuqi. KB Prishtina shkon në Play Off, KB Vëllaznimi sezonin tjetër do të garojë në Ligë të Parë, kurse KB Rahoveci të paktën edhe një sezon do të jetë në Superligë.
Vendimin e plotë të Komisionit të Arbitrazhit të FBK-së mund ta lexoni KËTU.
