Superliga: Formacioni i javës (28)

Si zakonisht, edhe pas kësaj xhiroje TopSporti ka zgjedhur më të mirët e javës në Superligën e Kosovës në futboll.

Xhiroja e 28 solli një fitore të rëndësishme për Prishtinën e Re, ndërkohë javë e mirë ishte edhe për Dritën, e cila falë fitores së saj dhe barazimit në ndeshjen mes Ballkanit dhe Gjilanit, tashmë shkëputet 5 pikë në krye të tabelës.

Në dy takimet e tjera, Drenica mposhti Llapin në Podujevë, kurse Prishtina dhe Dukagjini luajtën baraz mes tyre.

11-shja e xhiros 28:

Marijan Coric (Llapi); Armend Thaqi (Gjilani), Besart Krivanjeva (Gjilani), Elvis Prençi (Prishtina e Re), Arbër Potoku (Ballkani); Vesel Limaj (Drita), Endrit Baholli (Prishtina e Re), Altin Mërlaku (Dukagjini), Almir Kryeziu (Ballkani); Mario Ilievski (Prishtina), Kreshnik Uka (Drenica).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live