Caktohet termini i vendimtares Ylli-Peja

Cila skuadër do të sigurojë gjysmëfinalen e playoffit të Superligës për t’i dalë përballë Trepçës? Kjo do të vendoset në “13 qershori” të Suharekës, ku Ylli pret Pejën në ndeshjen e fundit të serisë çerekfinale.

Kjo, pasi që të dyja skuadrat shënuan fitore në përballjet që ishin vendas dhe seria aktualisht është në 1-1. E për shkak të përfundimit të stinorit të rregullt në pozitë më të lartë, Ylli ka përparësinë e terrenit vendas për ndeshjen vendimtare dhe kështu, më 18 prill me fillim prej orës 19.30 (të shtunën mbrëma) do të vendoset ekipi që do t’i dalë përballë Trepçës në gjysmëfinale.

Në ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër e playoffit të Superligës veçse është përcaktuar, pasi që Bora eliminoi Prishtinën në çerekfinale dhe do t’i dalë përballë Bashkimit.

Kujtojmë, Trepça dhe Bashkimi si ekipet më të mira të stinorit të rregullt nga pozitat një dhe dy në tabelë, kaluan direkt në gjysmëfinale të playoffit, pa pasur nevojë për duele çerekfinale.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live