Orari i gjysmëfinaleve dhe finales së playoffit

Tashmë kanë mbetur vetëm katër skuadra që synojnë titullin kampion në Superligë, ndërsa në mesjavë nisin duelet gjysmëfinale të playoffit. Këto, luhen deri në tri fitore, pra ekipi që së pari arrin fitoren e tretë siguron biletën për finale.

Trepça – Peja dhe Bashkimi – Bora janë duelet, ndërsa ato që sigurojnë finalen do të luftojnë deri në katër fitore për tu bërë kampion i stinorit 2025/26 në Superligë. Kampione aktuale dhe favorite është Trepça, që këtë vit nuk u mposht asnjëherë në kampionat!

Në ndërkohë, FBK ka publikuar orarin për të gjitha ndeshjet që do të mund të luhen në vazhdim të kampionatit.

Orari i Play Off-it i ProCredit Superligës

GJYSMËFINALJA I 22/23.04.2026

E mërkurë ora 19:30, Bashkimi vs Bora

E enjte ora 19:30, Trepça vs Peja

GJYSMËFINALJA II 25/26.04.2026

E shtunë ora 19:30, Bora vs Bashkimi

E diel ora 19:30, Peja vs Trepça

GJYSMËFINALJA III 29/30.04.2026

E mërkurë ora 19:30 Bashkimi vs Bora

E enjte ora 19:30 Trepça vs Peja

GJYSMËFINALJA IV 02/03.05.2026

E shtunë ora 19:30 Bora vs Bashkimi

E diel ora 19:30 Peja vs Trepça

GJYSMËFINALJA V 06/07.05.2026

E mërkurë ora 19:30 Bashkimi vs Bora

E enjte ora 19:30 Trepça vs Peja

Orari i finaleve:

FINALJA I 10.05.2026 (E diel)

FINALJA II 13.05.2026 (E mërkurë)

FINALJA III 17.05.2026 (E diel)

FINALJA IV 20.05.2026 (E mërkurë)

FINALJA V 24.05.2026 (E diel)

FINALJA VI 27.05.2026 (E mërkurë)

FINALJA VII 31.05.2026 (E diel).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live