Superliga: Formacioni i javës (29)

Si rrallëherë, xhiroja që lamë pas në Superligë kaloi me humbje edhe për Dritën, edhe për Ballkanin.

Liderja u mposht në Drenicë, kurse Ballkani pësoi në Malishevë, ku te skuadra vendase debutoi në detyrë kryetrajneri Bylbyl Sokoli.

Në ndeshjet tjera, Dukagjini shënoi fitore dramatike në udhëtim te Gjilani, kurse pa fitues përfunduan takimet Llapi vs. Prishtina dhe Ferizaj vs. Prishtina e Re.

Bazuar në rezultatet e xhiros dhe performancat individuale të lojtarëve, TopSporti ka zgjedhur 11-shen e javës.

11-shja e xhiros XXIX:

Florjan Smakiqi (Prishtina e Re); Arbër Pira (Malisheva), Keslin Shani (Drenica), Landrit Rama (Llapi), Dejan Trajkovski (Prishtina e Re); Dienit Isufi (Dukagjini), Genc Hamiti (Drenica), Laurent Xhylani (Malisheva), Etnik Brruti (Malisheva); Ronaldo Chacon (Drenica), Altin Mërlaku (Dukagjini).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live