
Bashkimi përforcoi edhe stafin kondicional
Ekipi i Bashkimit në kuadër të Superligës, pasi që vazhdoi marrëveshjen me trajnerin kondicional që e kishte Yner Berisha, ka bërë të ditur se ka siguruar edhe një trajner tjetër kondicional në ekip nga Sllovenia.
“KB Bashkimi ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin kondicional Yner Berisha, i cili ka rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe puna e palodhshme e Ynerit kanë qenë një pjesë e rëndësishme e suksesit të ekipit. Jemi të lumtur që ai do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit tonë teknik edhe në sezonin 2026/27.” — bëri të ditur KB Bashkimi.
Ndërkaq slloveni është 32 vjeçar dhe i njohur për të ngritur performancën e sportistëve përmes trajnimeve të lidhura me të dhëna që sjellin rezultate.
“KB Bashkimi ka kënaqësinë t’ju prezantojë trajnerin kondicional slloven, Rok Razdevšek, i cili i bashkohet stafit teknik të klubit për sezonin e ri.
Me përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, Rok do të jetë përgjegjës për përgatitjen fizike të ekipit, duke ndihmuar lojtarët të arrijnë nivelin më të lartë të performancës gjatë sezonit.” — njoftoi ekipi portokallezi dje.
Kujtojmë, pasi që u bë nënkampion i Kosovës për herë të dytë radhazi, Bashkimi ka vazhduar me trajnerin e stinorit të kaluar, malazezin Igor Jovovic, ndërsa veçse ka bërë të ditur për disa përforcime këtë stinor si: Gian Clavell, Valmir Kakruki, Arian Azemi, Divine Myles dhe Adrio Bailey.
A do të jetë stinori 2026/27 e treta e vërteta për Bashkimin që ka vetëm një titull kampioni të fituar në histori?!
