UECL: Rivalët e raundit të dytë të 4 ekipeve nga Kosova

Pas ndeshjeve të raundit të parë kualifikuese në Ligë të Kampionëve dhe Ligë të Konferencës, tashmë Kosova, në fakt ekipet e Superligës së Kosovës vazhdojnë në raundin e dytë kualifikues për Ligë të Konferencës.

Drita, që nuk kaloi raundin e parë të Ligës së Kampionëve, futet në raund të dytë të Ligës së Konferencës ku do të luajë me kampionin e Maltës, ndërkaq Malisheva, Ballkani pas triumfeve të regjisutrara në dy ditët e kaluara kanë mësuar zyrtarisht edhe kundërshtarët e raundit të dytë po në Ligë të Konferencës.

Prej këtij raundi luan edhe Dukagjini, që ka ndër kundërshtarët më të vështirë në letër, ndërsa mëposhtë shihni skuadrat e Kosovës që do të garojnë në Ligë të Konferencës, kundërshtarët e tyre si dhe datat e ndeshjeve të para dhe të kthimit.

LIGA E KONFERENCËS,
Raundi i dytë kualifikues:

Rruga e kampionëve:

23.07 dhe 30.07
Floriana (MLT) – Drita (KOS).

Rruga kryesore:

23.07 dhe 30.07
Lugano (SUI) – Dukagjini (KOS),
Malisheva (KOS) – Hibernian (SCO),
Bohemians (IRL) – Ballkani (KOS).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live