
Ian Scott, lojtar i ri i Trepçës
Shtatë herë kampionja e Kosovës, Trepça, ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e një basketbollisti tjetër amerikan për ekipin e saj për stinorin 2026/27. Mitrovicasit, që tashmë kanë bërë hat-trick titujsh dhe po kërkojnë ta bëjnë pokerin e titujve këtë stinor, kanë marrë Ian Scottin që luan në pozitat 3-4.
“Ian Scott Trepçali. Lojtari i pozitës 4, Ian Scott është lojtari më i ri i cili i bashkohet rrugëtimit gjelbërt e zi për edicionin 2026/2027.
Scott na bashkohet nga Indiana State University, ku sezonin e përmbylli me 13.5 pikë, 6.5 kërcime, 2.6 asistime, 1 bllokade dhe 1.2 topa të vjedhur për ndeshje.
Ian karakterizohet si lojtarë që sjellë energji në të dy anët e fushës.
Mirë se erdhe Ian”, — shkroi KB Trepça në njoftim.

Përndryshe Scott është 201cm. i gjatë dhe është i lindur më 1 janar të vitit 2004 dhe është aktualisht 22 vjeç. Ai te Indiana State University në NCAA-1 ka pasur mesatarisht 30 minuta për ndeshje, që e bën atë tepër të rëndësishëm për ekipin, ndërsa gjatë stinorit të kaluar në NCAA-1 me Indianën ka pasur tri ndeshje me nga 24 pikë të shënuara, e mesatarja e tij sezonale për tri pikë është 38.8% kurse e gjuajtjeve të lira, 72.4%.
