
Artin Gashi vazhdon me Yllin!
Basketbollisti me përvojë nën koshat e Kosovës, Artin Gashi, ka vazhduar marrëveshjen me ekipin e qytetit të tij, KB Ylli. Njoftimin e ka dhënë Ylli dje, ndërsa ka bërë të ditur se Gashi do të jetë pjesë e ekipit edhe për stinorin 2026/27.
“Artin Gashi vazhdon me KB Golden Eagle Ylli!
Me energjinë, përkushtimin dhe karakterin e tij luftarak, Artini do të vazhdojë të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë edhe në sezonin 2026/2027.” — shkroi KB Golden Eagle Ylli në njoftim.
Në stinorin e kaluar Gashi ka pasur mesatarisht 5.9 minuta për ndeshje te Ylli, ndërsa ka 1.3 pikë, 0.1 asistime dhe 0.7 kërcime për lojë. Pos tij, Ylli më parë ka bërë të ditur edhe për lojtarë tjerë që do të jenë pjesë e skuadrës që do të drejtohet nga Rami Hadar në stinorin e ri të Superligës si: Noa Istrefi. Ambri Bedra, Davontrey Thomas, Devonte Bandoo e Musab Mala.
