Dukagjini zytarizon mbrojtësin e ri të krahut

Futbollisti 22 vjeçar i lindur në Prizren, Arbër Bytyqi, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Dukagjinit në Superligë. Ekipi nga Klina ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e Bytyqit 184cm. që ka qenë pjesë e dikurshme e komëbtares U-19 të Shqipërisë.

“Klubi Futbollistik Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e futbollistit Arbër Bytyqi, i cili i bashkohet skuadrës sonë nga KF Llapi.
Arbëri është një futbollist me përvojë në futbollin kosovar, i cili vjen pas paraqitjeve me fanellën e Llapit. Ai shquhet për angazhimin maksimal në fushë, disiplinën taktike dhe shpirtin luftarak, cilësi që pritet t’i sjellin vlerë skuadrës sonë.
Me eksperiencën e fituar në Superligën e Kosovës, Bytyqi do të jetë një përforcim i rëndësishëm për Dukagjinin, duke rritur konkurrencën dhe alternativat për stafin teknik në sezonin e ri.” — shkroi KF Dukagjini në njoftim.

Ai një kohë ka qenë pjesë e Laçit dhe Tiranës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live