Jakup Berisha kalon te Flamurtari!

Njëri ndër futbollistët e dalluar të Superligës, Jakup Berisha, që së fundi luajti te Ferizaji në Superligë në stinorin e kaluar është zyrtarizuar dje si lojtar i ri i Flamurtarit.

Ekipi nga Vlora ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e Berishës, që do të luajë në stinorin e ri te Flamurtari. Berisha është mesfushor që dallohet për golat e shënuar, pasi që depërton drejt 16-shes së kundërshtarit shpesh. Pos Ferizajit, shkupjani ka luajtur edhe te Suhareka dhe Feronikeli’74.

“ZYRTARE | Jakup Berisha i bashkohet Flamurtari F.C.
Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Jakup Berisha, i cili bashkohet me skuadrën tonë për sezonin e ri.
Datëlindja: 20 Shkurt 2000
Kombësia: Maqedonia e Veriut Gjatësia: 1.81 m
Pozicioni: Sulmues krahu i majtë
Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Jakup!” — shkroi FC Flamurtari në njoftim.

Përndryshe, Flamurtari ka rënë nga Superiorja në stinorin e kaluar dhe këtë stinor do të garojë në Kategorinë e Parë. Jakup Berisha në stinorin e kaluar në Superligë shënoi 7 gola!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live