
Llapi me qendërmbrojtës zviceran!
Ekipi i Llapit nga Podujeva ka bërë të ditur pak më parë se ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit zviceran, Aris Sorensen. Futbollisti 25-vjeçar i gjatë 191cm. luan në qendër të mbrojtjes dhe së fundi ka qenë pjesë e Bellinzonës.
Vlera e tij në Transfermarkt llogaritet të jetë rreth 200 mijë euro, ndërsa Llapi ka bërë marrëveshje trevjeçare me lojtarin i cili është rritur në shkollën e futbollit të Sampdorias në Xhenovë.
“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftoj transferimin e qendërmbrojtësisht shtatlartë, Aris Sörensen.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 dhe pas ekzaminimeve mjekësore i është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje.
Mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, Aris!” — shkroi KF Llapi në njoftimin e lëshuar për lojtarin.
