
FFK Superliga e Kosovës
Superliga: Formacioni i javës (2)
Pas ndeshjeve të luajtura të xhiros 2, TopSporti ka zgjedhur 11-shen më të mirë të javës bazuar në rezultatatet e xhiros dhe paraqitjet individuale të lojtarëve.
Kjo 11-she nuk ka asnjë lojtar nga ndeshja Drita – Prishtina, ndeshje e cila është shtyrë për një datë të pacaktuar ende për shkak të angazhimeve të Dritës në Evropë.
11-shja e xhiros 2:
Marjan Coric (Gjilani); Armend Thaqi (Gjilani), Erlis Xhemajli (Ballkani), Elton Basri (Dukagjini), Arbër Potoku (Gjilani); Donart Vitija (Malisheva), Giovanni Ribeiro (Ballkani), Almedin Klinaku (Ballkani); Oltion Bilalli (Gjilani), Altin Vojvoda (Drenica), Jeudi Stevenson (Dukagjini).

