
FFK Superliga e Kosovës
Vusal Isganardli (Malisheva) – Ylli i javës (4)
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Pas ndeshjeve të xhiros së katërt, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Vusal Isgandarli, i cili shënoi hat-trik në ndeshjen kundër SC Gjilani.

Isgandarli shënoi 3 gola, duke qenë vendimtar në fitoren e malishevasve (3:1), të cilët aktualisht kryesojnë tabelën e Superligës.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
