I shkarkuar pas suksesit me ekipin, rikthehet pas mossuksesit të ekipit!

Në futbollin e Kosovës këto gjëra më nuk janë çudi, por të zakonshme. Trajneri Astrit Fazliu, që kishte ngritur Lepencin pas shumë vitesh nga Liga e Dytë në të Parën, ishte ndërruar nga drejtuesit e klubit gjatë verës, të cilët preferuan Faruk Statovcin për të nisur Ligën e Parë.

Me Statovcin në krye, ekipi ka arritur një fitore të vetme përgjatë dhjetë xhirove të para të stinorit dhe klubi mori vendim për të shkarkuar atë nga detyra. Pas tij, Lepenci vendosi — rikthimi i Astrit Fazliut në krye të shtabit teknik për të këndellur ekipin!

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

“Të dashur mbështetës dhe përkrahës të KF Lepencit,
ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin Astrit Fazliu, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës sonë.
Njëherësh, Astrit Fazliu shkroi histori duke e inkuadruar KF Lepencin në Ligën e Parë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë sukses të klubit.
Klubi i uron trajnerit Astrit Fazliu shumë suksese, me besim se së bashku do të vazhdojmë të punojmë për arritjen e objektivave tona sportive.” — shkroi njoftimi i KF Lepenci.

Lepenci është në pozitë të 15-të të Ligës së Parë, ndërsa pos një fitoreje ka edhe gjashtë barazime, për të qenë me 9 pikë pas dhjetë xhirosh. Skuadra i shkon lideres Prishtina e Re këtë mesjavë, ku do të debutojë Fazliu si trajner i rikthyer, por për herë të parë në Ligë të Parë me kuqezinjtë e Kaçanikut.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live