Liria me goleadë ndaj Kikës për të ndjekur kreun!

Nuk ka pasur fare probleme për Lirinë sot, derisa bardhezinjtë nga Prizreni kanë kaluar pa shumë telashe ekipin kundërshtar për të fituar duelin me rezultat bindës, Liria – Kika 4-0 [Toni Gomes 22′, Jacques Bayo 42′, Xhevat Susuri 76′, Albion Kurtaj 88′].

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Prizrenasit pos dominimit kanë pasur edhe një penallti të humbur, kur kapiteni Fitim Susuri gjuajti plogësht 11-metërshin për të mbrojtur portieri kundërshtar. Në fund, fitorja e shtatë kampionale e Lirisë i çon ata në 23 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar janë vetëm një pikë pas lideres Prishtina e Re.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live