Rilindja 1974 vazhdon punën serioze nën komandën e Maliqit

Si asnjëherë më parë, Rilindja 1974 ka arritur fitoren e gjashtë kampionale në 11 xhirot e para të stinorit dhe kështu po vazhdon të jetë në mesin e ekipeve kryesuese të Ligës së Parë.

Sot, përkundër se kanë qenë në disavantazh në ndeshje ndaj Suharekës, ata kanë arritur të rikthehen në lojë dhe të fitojnë thellë për të marrë tri pikë të radhës, Suhareka – Rilindja 1974 1-4 [Gentrit Olluri 22′ — Hakimi Ouro-Sama 49′, Eduard Berisha 55′, Sunaj Hasan 70′, 81′].

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Ekipi pejan ka regjistruar këndellje të jashtëzakonshme nën drejtimin e trajnerit të ri të ekipit dhe ish-legjendës së Prishtinës, Behar Maliqi, për të mbyllur xhiron në pozitë të tretë me 21 pikë nga 11 ndeshje. Në anën tjetër, Suhareka ka pësuar humbjen e tretë sezonale dhe është e shtata me 16 pikë nga 11 ndeshje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live