
Kushtuan rastet e pashfrytëzuara!
Selektori i Kosovës, Franco Foda, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ndaj Izraelit, ku ndeshja përfundoi 0-0 ka thënë se ekipin e tij e “dënuan” rastet e pashfrytëzuara.
Ai ka vlerësuar mirë fillimin e ndeshjes, ndërsa pjesën e dytë e ka quajtur të vështirë për shkak se dardanët mbetën me 10 lojtarë që prej minutës së 67-të, kur Veldin Hodza mori kartonin e dytë të verdhë!
“E filluam shumë mirë, nuk i shfrytëzuam rastet në pjesën e parë të lojës dhe kjo bëri që të fitonim vetëm një pikë! Pjesa e parë ishte loja që e dëshironim, e në të dytën me një lojtar më pak u bë më e vështirë. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, ndërsa lojtarë si Florent Muslija na mungojnë. Ai është i rrezikshëm para golit”, ka thënë ndër të tjera Foda.
REZULTATET E DERITASHME:
Austria-Izraeli 3-1,
Kosova-Irlanda 1-0,
Austria-Kosova 3-1,
Izraeli-Irlanda 0-3,
Izraeli-Kosova 0-0,
Irlanda-Austria 2-2,
Kosova-Austria 1-1,
Irlanda-Izraeli 1-1.
Kosova-Izraeli 0-0,
Austria-Irlanda (sonte prej 20.45)
TABELA AKTUALE:
1. Austria 8p.
2. Kosova 6p.
3. Irlanda 5p.
4. Izraeli 3p.
NDESHJET E MBETURA:
17.11. Izraeli-Austria
17.11. Irlanda-Kosova.
