
E treta radhazi, Llapi falë Ademit vazhdon formën e mirë
Tre xhiro më parë Llapi kishte vetëm një fitore në Superligë pas XII sosh të zhvilluara. Por, me sot, në tre të fundit ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka çuar numrin e fitoreve në katër, duke regjistruar edhe të tretën me radhë dhe sot të parën serioze, ndaj Malishevës që është duke ndjekur kreun e renditjes tabelare.
Llapi ka arritur që të përmbys dy herë epërsinë e vendasve për të shënuar fitore në fund me anë të golit të shënuar nga kroati Pjero Skaric, i cili shënoi për fitore, pasi që dy herë më parë kishte barazuar Fiton Ademi, për të arritur te përfundimtarja, Malisheva – Llapi 2-3 [Xhemal Ibishi 23′, Kreshnik Uka 41′ — Fiton Ademi 25′, 61′, Pjero Skaric 83′].
Fitorja akoma nuk e nxjerr Llapin prej zonës së rrezikshme, por e afron atë mjaft ndaj Feronikelit’74 dhe Dukagjinit në tabelë që janë mbi ta, me një përkatësisht 4 pikë më shumë.
Malisheva në anën tjetër që kishte vetëm një humbje deri vonë, në tre xhirot e fundit ka pësuar dy herë. Skuadra e drejtuar nga Kastriot Rexha vazhdon të jetë e dyta në renditje me 5 pikë më pak sesa Prishtina lidere, pas 15 ndeshjesh të luajtura në Superligë.
