Albion Rrahmani bëhet me trajner të ri

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, që ka kaluar këtë verë te Venezia e Serie A-së tash e tutje do të ketë trajner të ri në ekip. Pas ndarjes së rrugëve me Giovanni Stroppën, që në gjashtë ndeshjet e para të stinorit pësoi gjashtë herë, Venezia sot ka emëruar trajner të ri të ekipit Davide Nicolën.

Rrahmani përndryshe, ka kaluar deri tash në të gjitha ndeshjet në Serie A 170 minuta lojë, ndërsa nuk ka arritur të shënojë ose asistojë. Sulmuesi 26 vjeçar i Kosovës mbetet të shihet nëse do të ketë më shumë mundësi paraqitjeje nën drejtimin e Nicolës.

Albioni ka luajtur më së shumti në ndeshjen e Kupës së Italisë, ku qëndroi 74 minuta në fushë, ndërsa në Serie A më së shumti ka luajtur në përballjen ndaj Lazios, 17.

E këtë fundjavë, Venezia do të ketë punë me Napolin në ndeshjen që luhet të shtunën me fillim prej orës 15.00

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live