Besnik Krasniqi (Drita) – Ylli i javës (9)

Për herë të parë këtë stinor një lojtar i Dritës merr çmimin e Yllit të javës dhe i pari do të ishte kush tjetër pos kapitenit të palodhshëm të ekipit, Besnik Krasniqi.

Ky i fundit vendosi derbin ndaj Ballkanit pas një depërtimi individual dhe shënoi për fitore në fund të ndeshjes.

“Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Pas ndeshjeve të xhiros së nëntë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drita, Besnik Krasniqi, i cili ishte vendimtar në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij ndaj FC Ballkanit.
Krasniqi realizoi golin e vetëm të takimit, në minutat shtesë të lojës, duke i siguruar FC Dritës fitoren me rezultat 0:1 dhe tri pikë tejet të vlefshme. Me paraqitjen e tij dhe golin vendimtar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e skuadrës gjilanase. Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.” — shkroi FFK në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live