
Cecil Williams – përforcim i ri te Peja!
Pas një periudhe aspak të mirë së fundi dhe pas disa ndërrimeve në kryesi të klubit, KB Peja ka nisur të publikojë emrat e basketbollistëve të rinj në ekip, të cilët pritet të bartin barrën kryesore në pjesën përfundimtare të stinorit në Superligë.
Kështu, të enjten mbrëma verdhezinjtë kanë bërë të ditur se kanë angazhuar amerikanin Cecil Williams si përforcim të ri të ekipit. ëilliams është 30 vjeçar, ndërsa ka përvojë në liga të ndryshme evropiane, përfshirë edhe Turqinë, Greqinë e Francën.
“Cecil Williams, basketbollisti më i ri i GO+ Peja.
Ju njoftojmë se klubi ynë ka transferuar 30-vjeçarin amerikan, Cecil ëilliams për pjesën e mbetur të sezonit.
ëilliams ka zhvilluar karrierë të pasur në liga të ndryshme Europiane si Portugalia, Polonia, Turqia, Rumania, Franca, Greqia.
Së fundmi, Cecil ka pasur eksperiencë edhe në Meksikë.” — shkroi KB Peja në njoftim.

Peja që ka emëruar trajnerin kroat Damir Milacic, pasi që u nda me amerikanin Greg Gibson, aktualisht është në pozitë të katërt të tabelës me bilanc 10-11. Kujtojmë, gjashtë fitoret e para Peja i kishte arritur në ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës, pasi që atë e përfundoi me bilanc 6-1. Pas saj, dy ciklet tjera kaluan me 4 fitore e 10 disfata!
Tani, Peja mëton që të këndellet për ciklin e fundit të ndeshjeve të Superligës, për të kapur pozitë sa më të mirë për playoff, ku do të kërkojë plasman sa më të lartë të mundshëm në fazën përfundimtare të Superligës.
Përndryshe Williams në stinorin e kaluar ka luajtur në elitën e basketbollit meksikan për Diablos Rojos, ku ka pasur mesatare prej 9 pikësh, 1.4 asistimesh e 4.1 kërcimesh për ndeshje. Lojtari në fjalë luan në pozitën e alos, ndërsa në stinorin 2025/26 ka të regjistruara tre ndeshje për Los Mochis, për të cilët ka mesatare prej 10.7 pikësh për ndeshje, 2.7 asistime dhe 3.7 kërcime.
