Drita ndalet me barazim në sekondat e fundit të shtesës!

Përkundër golit të shënuar vonë me anë të Liridon Balajt, Drita nuk ka arritur të dalë fituese në Malta në duel ndaj Florianës, pasi që vendasit kanë barazuar vonë në shtesa për përfundimtaren e ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, 1-1 [Drina 90’+9 — Balaj 90’+4].

Ndeshja u karakterizua me disa ndërprerje rryme në stadiumin maltez, ndërsa gjilanasit kishin disa raste për gol në pjesë të parë ku Jorgo Pëllumbi, Blerim Krasniqi dhe Vesel Limaj rrezikuan. Floriana më pas shënoi (41′) por, u anulua për ofsajd.

E krejt në fund, kur ekipi i Zekirija Ramadanit fesoi thuajse për fitore, pasi që Balaj shënoi për avantazh, ka qenë zëvendësuesi boshnjak i vendasve që kishte hyrë 4 minuta më parë në lojë që barazoi!

Tani, përballja e kthimit luhet në Prishtinë, ndërsa Drita do të kërkojë të kalojë tutje në raundin e tretë kualifikues për Ligë të Konferencës, nëse e kalon Florianën. Kundërshtarin e radhës, e kanë të qartë të dyja skuadrat.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live