
Lojtari i Bundesligës te Trepça!
Nuk kanë të ndalur përforcimet te ekipet që s’ia nisën mirë stinorin e Superligës. Peja e Vëllaznimi reaguan menjëherë në treg të lojtarëve të lirë këto ditë, por mbrapa nuk mbeti as Trepça!
Pas Drew Thellwellit mitrovicasit kanë zyrtarizuar sonte edhe një amerikan. Bëhet fjalë për lojtarin që stinorin e kaluar e kaloi në Bundesligë te Hamburgu, JP Tokoto!
I lindur në vitin 1993, Tokoto tash 33 vjeç bëhet basketbollisti i ri i Trepçës kampione aktuale të Kosovës. Ai në stinorin e kaluar luajti për dy ekipe, një pjesë të stinorit e kaloi te Hamburgu ndërsa një pjesë te Start Lublini polak.

Te Hamburgu luajti me mesatare prej 3.1 pikë, 3.3 kërcime dhe 2.1 asistime ku kishte mesatarisht 17.7 minuta për ndeshje, ndërsa te Lublini kishte mesatare prej 12.2 pikëve, 4.1 kërcimeve dhe 2.3 asistimeve, ku luajti 26.3 minuta për ndeshje mesatarisht. Ai ka përvojë edhe në Eurocup, ku luajti katër ndeshje me Hamburgun.
Më parë, ka pasur karrierë të mirë në Izrael, ku luajti për disa ekipe nga ky vend, e më së shumti qëndroi te Hapoel Tel-Aviv, ku ndejti për tri stinorë radhazi!
