
FBK Superliga
Mika Adams (Rahoveci 029) – MVP (5)
Fitorja e parë sezonale për Rahovecin 029 arriti në fundjavën e kaluar, derisa basketbollisti amerikan i ardhur këtë verë në ekip, Mika Adams, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros nga FBK-ja.
Adams që shkëlqeu në fitoren e vreshtarëve ndaj Pejës është bërë MVP për herë të parë këtë stinor, njëkohësisht edhe lojtari i parë i Rahovecit 029 këtë stinor që bëhet MVP.

Ai kreu lojën me indeks 35, ndërsa dha 31 pikë, 10 asistime dhe 6 kërcime në fitoren ekipit të tij, duke shutuar 3/8 për tri pikë, një bllokadë dhe një top të vjedhur.
