Peja barazon serinë ndaj Yllit, vendimtarja në fundjavë!

Me një lojë tepër të mirë, ndërsa me lojtarët e saj në formë, ku gjashtë prej tyre kryen ndeshjen me pikë dyshifrore, Peja ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të serisë çerekfinale të playoffit ndaj Yllit, për të barazuar serinë në 1-1.

Tani, gjithçka do të vendoset në “13 qershori” të Suharekës, në ndeshjen e tretë dhe vendimtare të serisë. Ekipi që arrin fitoren e dytë, do të kalojë në gjysmëfinale të playoffit të Superligës, ku do të ndeshet me kampionen aktuale Trepçën.

Sa i përket ndeshjes, Peja e fitoi atë bindshëm 99-81, pas një çereku të tretë tepër të mirë (30-17) që bëri dallimin në ndeshje. Koshashënuesi më i dalluar te Peja sonte ka qenë Daquan Bracey me 17 pikë, ndërsa bëri edhe 6 asistime e 4 kërcime në fitore. Me nga 16 pikë ndeshjen e kryen Arti Hajdari dhe Dejon Davis.

Te Ylli, Scott Bamforth luajti me 14 pikë e 5 asistime, ndërsa Tyreek Smith dha 18 pikë e 7 kërcime në ndeshje. Ndeshja vendimtare e serisë luhet në fundjavë, ndërsa ora e saktë e ndeshjes bëhet e ditur dy ditë më parë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live